Moderatori i njohur Drini Zeqo ka reaguar, pas daljes nga shtëpia e Big Brother Vip 3. Ai shprehet se nuk ka asgjë më të rëndësishme se shëndeti i familjarëve. Drini Zeqo shton se familja është më e rëndësishme për të sesa gara në BB VIP 3.
Postimi i Drini Zeqos:
Në jetë ka shumë gara por asnjë nuk është më e rëndësishme se sa shëndeti i familjarëve. Duke qenë se familja është gjëja më e rëndësishme për mua vendosa ta ndërpres rrugëtimin tim në “Big Brother VIP”. Të gjithë jemi mirë, faleminderit për interesin dhe kujdesin e treguar. Shihemi së shpejti!