U largua nga Dinamo 2 ditë pas zyrtarizimit, David Gjinollari gjen ekipin e ri

David Gjinollari u largua nga Dinamo vetëm pas 2 ditësh zyrtarizimi. Një veprim i papritur, ku “Blutë” theksonin se lojtari kishte oferta nga jashtë Shqipërie dhe nuk dëshironin të bëheshin pengesë për të ardhmen e tij.

Transferimi jashtë Shqipërie nuk është arritur dhe ish-lojtari i Teutës është shumë afër kalimit te ekipi i ri. Bëhet fjalë për Ferronikelin që siguroi qëndrimin në Superligën e Kosovës vetëm me anë të “Play-out”-it. Palët kanë arritur marrëveshjen mes tyre dhe në ditët e ardhshme pritet të konkretizohet ky operacion.

Kujtojmë se 25-vjeçari në sezonin e fundit ishte pjesë e Teutës, teksa tashmë do të nisë një aventurë të re në kampionatin kosovar.

Lajme të tjera |  Beshiktashi planifikon të ardhmen me Muçin, e grumbullon në fazën përgatitore në Austri

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us