U largua nga Laçi, por jo nga Superiorja, ish-i i Partizanit “fut në sherr” ekipet e kryeqytetit

Williams Cordeiro u largua vetmë pak ditë nga skuadra e Laçit. Braziliani mbylli aventurën e tij me kurbinasit, pasi këto të fundit ranë në Kategorin e Parë.

Interesimet për të nuk mungojnë dhe Cordeiro është larguar nga Laçi, por pritet të mbetet në Superiore. Kjo pasi interesim për të kanë ekipet e kryeqytetit.

Saktësisht Tirana dhe Partizani, madje këto të fundit dëshirojnë rikthimin e tij në ekip, pasi siç dihet në të kaluarën ka mbajtur veshur fanellën e “Demave”. 31-vjeçari është në listën e gjatë të afrimeve dhe të dyja ekipet duke parë 2 sezonet e mira që ka bërë me kurbinasit, shpresojnë të përforcojnë ekipin e tyre me shërbimet e tij.

Lajme të tjera |  Anglia “pushton” Evropën, dërgon 6 ekipe në Champions

Gjithsesi mbetet të shihet në ditët dhe javët në vazhdim se çfarë do të ndodhë saktësisht. Dhe siç dihet merkato gjithmonë prodhon surpriza.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

FocusNews © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Contact Us