U largua nga Tirana, klubet e Superiores të “fiksuar” pas ish-kapitenit bardheblu

Florjan Përgjoni u largua nga Tirana pak ditë më parë. Palët ndanë rrugët mes tyre pas 4 vitesh dhe tashmë 28 –vjeçari është një futbollit i lirë në treg.

Për të nuk mungojnë interesimet dhe nga Superioja janë 3 klube që tentojnë shërbimet e tij. Përkatësisht Elbasani  dhe Egnatia. Kampionët synojnë të përforcohen me një element me mjaft eksperiencë dhe me cilësi, teksa do të ishte një vlerë e shtuar për Edlir tetovën për aventurën në Champions League.

Por nuk mbetet prapa as Elbasani, me verdheblutë që po tentojnë lojtarë që kanë eksperiencë që në sezonin e ri për të luftuar për trofe. Gjithsesi një opsion është edhe largimi jashtë Shqipërie dhe këto javë do të jenë vendimtare për Përgjonin, i cili do të vendosë se ku do të jetë destinacioni i radhës në karrierën e tij.

Lajme të tjera |  ZYRTARE/ E konfirmon klubi i Dinamos, Ilir Daja gati për Ballkanin

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us