U linçua pas videove në TikTok, nëna e 4 fëmijëve në Durrës i jep fund jetes. Kurthin ia ngritën koleget

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë fillimvit në zonën e Sukthit, ku një grua 41-vjeçare, nëna e katër fëmijëve, ka kryer vetëvrasje, e nxitur nga një sulm që i është bërë në rrjetet sociale. Mësohet se gruaja ka qenë viktimë e sulmeve dhe bullizmit në rrjetet sociale, ku i ishin hapur llogari në Tiktok nga koleget e saj, punonjëse të një fabrike në zonën e Fllakës.

Këto video që i ishin nxjerrë nga koleget, dyshohet se ishin bëreë shkak që gruaja të kishte dhe probleme e konflikte me familjarët e saj, te cilën e gjetën në gjendje të rëndë në banesë, 3 ditë më parë, pasi kishte konsumuar fotoksinë. Gruaja u dërgua në gjendje të rëndë në spital, pa mundur dot që të mbijetonte.

Lajme të tjera |  Vlorë/ Ermal Dredha flet për situatën:55 persona janë evakuuar. Do te kete mbështetje financiare për familjet e dëmtuara

ZËRI u interesua zyrtarisht edhe në Policinë e Durrësit, ku burime na bënë me dije, se video në fjalë është publikuar disa muaj më parë, dhe për këtë ishte bërë kallëzim dhe ishin referuar materialet në prokurori.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us