U lirua më 10 tetor, Prokuroria e Tiranës rekurs, kërkon rikthimin në burg të Dritan Goxhajt

Prokuroria e Tiranës ka bërë rekurs për lirimin e ish-luftëtarit të UÇK-së Dritan Goxhaj, duke kërkuar rikthimin e tij në burg dhe ekzekutimin e masës së Gjykatës Speciale, për ekstradimin e tij.

Shorti ka caktuar si gjyqtar që do ta shqyrtojë kërkesën në Gjykatën e Lartë Ilir Pandën. Nuk është caktuar akoma një datë dhe një orar, se kur do të mbahet seanca. Në objektin e rekursit kërkohet pranimi i dhënies së ndihmës juridike Zyrës së Prokurorit të Specializuar së Kosovës dhe ekzekutimin e letër-porosisë. Gjithashtu, caktimin e masës së sigurimit personal me karakter shtrëngues “arrest me burg”, me qëllim ekstradimin. Po ashtu, kërkohet lejimi i kontrollit personal të shtetasit Dritan Goxhaj, të vendbanimit dhe të vendit të arrestimit të tij si dhe sekuestrimin e materialeve gjatë kontrollit të tyre.

Lajme të tjera |  “Politika është k*rvë”, Egla Ceno para ndeshjes Shqipëri – Serbi: Të tregojmë se në trojet tona jemi më të mirë se ata

Në kërkesë parashtrohet objekti për caktimin e datës dhe vendit të kryerjes të procedurës së ekstradimit, si dhe lejimin e përfaqësuesve të Dhomave të Specializuara të Kosovës, që të jenë të pranishëm dhe të vazhgojnë procedurat gjyqësore shqiptare përkatëse në lidhje me zbatimin e kërkesës për bashkëpunim dhe ndihmë.

Ish-luftëtari i UÇK-së Dritan Goxhaj u lirua nga burgu me vendim të gjykatës së Apelit me Juridiksion të Përgjithshëm në Tiranë më 10 tetor 2023. Kjo gjykatë rrëzoi vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë, duke refuzuar edhe ekstradimin e Goxhajt. Dritan Goxhaj u arrestua më 31 korrik 2023 me urdhër-arrest të lëshuar nga Gjykata Speciale e Kosovës, me qëllim ekstradimin për në Hagë. Ai u përball me akuzën se ka nxjerrë emrat e dëshmitarëve në disa çështje të hapura më parë nga Gjykata Speciale e Kosovës. Dritan Goxhaj ka mohuar akuzat ndaj tij.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us