U mbajt peng për 6 vite në Liban, ndërron jetë në moshën 76 vjeçare gazetari amerikan Terry Anderson

Ka vdekur në moshën 76-vjeçare, ish-shefi i zyrës së Bejrutit të agjencisë amerikane të lajmeve Associated Press (AP), Terry Anderson.

Anderson vdiq në shtëpinë e tij në Greenwood Lake në veri të Nju Jorkut pas komplikimeve që pësoi nga operacioni në zemër, raportoi AP, duke cituar vajzën e tij Sulome.

Ai u mbajt peng nga Xhihadi Islamik në Liban për 6 vjet nga viti 1985 deri në vitin 1991.

Një ish-marins, i rrëmbyer pas një ndeshjeje tenisi, ai ishte bërë një nga simbolet e rreziqeve me të cilat përballeshin gazetarët dhe qytetarët e tjerë perëndimorë në Liban.

Pas lirimit ai shkroi kujtimet e tij “Den of lions” “Strofulla e luanëve”, një bestseller që tregon kronikën e burgimit të tij. Anderson punoi për AP në Shtetet e Bashkuara, Japoni dhe Afrikën e Jugut përpara se të transferohej në Liban në 1982 për të mbuluar pushtimin izraelit. Ai mbeti atje ndërsa vendi u zhyt në kaos.

Lajme të tjera |  Spahiu: PD humbet keq në 11 Maj, por partitë e reja duhet votohen dhe të luftojnë për përmbysje në 2029

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us