U mor i pandehur/ Meta komunikon live nga qelia me gazetarët në SPAK, zbulon dhe ‘tradhtarin’ e 11 Majit

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, i cili u mor i pandehur nga SPAK, ka komunikuar në telefon nga qelia me gazetarët, të cilët ndodheshin në ambjentet e Prokurorisë, gjatë kohës që avokati i tij ishte në pritje të kounikimit të akuzave për çështjen CEZ-DIA dhe për lobimin në SHBA.

Meta u shpreh se askush nuk kishte shkuar për ta shoqëruar në ambjentet e SPAK. ku do të njihej me akuzat. Kreu i PL u shpreh se nuk do të kërkojë mbylljen e procesit, ndërsa theksoi se mezi pret të paraqitet në sallën e gjyqit. Meta shprehet se do e fitojë këtë proces hetimor ashtu sikurse ka fituar shumë të tjerë.

Ilir Meta: Në 15:12 mos gaboj dhe çuditërish akush nuk është paraqitur që të më shoqërojë për atje dhe kam dhe hallin e avokatit tim zotit Cakrani që po humbet kohën kot. Mezi po pres që të shkoj dhe që t’i uroj 83 mandate që i dhanë me Task-Forcën e tyre kundër opozitës, por njëkohësisht edhe me Task-Forcën e tyre për të mos vepruar kundë terroristëve elektoralë të Edi Ramës, në këmbim të mandatit që ata presin nga Edi Rama që të jenë të përjetshëm. Ata po presin nga Edi Ramën që të jenë të përjetshëm, të përjetshëm sepse nuk i kuptojnë dot krimet intelektuale që bën Rama, si inceneratori që nuk ekziston. Nuk kam kurrë ndër mend të kërkoj as mbylljen me procedurë, mezi po pres sallën e gjyqit ku do jeni ju, ku do ketë gazetarë ndërkombëtarë, të shikojmë edhe faktet edhe provat, e çfarë është kjo organizatë në shërbim të verbër të Edi Ramës. Pjesë e një votimi antikushtetues me 69 vota të një prokurori të përgjithshëm, të Arta Markut, zgjodhi atë në mënyrë të paligjshme dhe pastaj zgjodhi këta. Falenderoj 8 mijë heronjtë që votuan Ilir Metën, që u rrëmbye në mënyrë terroriste, me vetëdije, me blindat e e Altin Dumanit dhe të kolegëve të tij

Gjatë komunikimit me gazetarët Meta është pyetur edhe për faktin se nuk arriti të zgjidhej deputet, ku deklaroi se brenda partisë kishte pasur një tradhtar që i kishte dorëzuar PS-së listën me votuesit e tij.

I falenderoj të gjithë ata shokë dhe miq që punuan, por që u tradhtuan nga një maskara që me porosinë time dhe këtë e di sekretari i Përgjithshëm i PL, i cili dorëzoi listën me 12 mijë vetash që kishin bërë shokët, miqtë, dashamirësit që votonin Ilir Metën, duke ia dorëzuar patronazhistëve, sepse priste që të bëhej sekretar i përgjithshëm në vend të Tedi Blushit, në bashkëpunim edhe me bashkëpunëtorët e tjerë.

Meta nuk foli me emra, por ishte ish-sekretari i përgjithshëm i LSI, Indrit Brahimllari ai i cili u larguar dhe kandidoi për deputet në radhët e Partisë Socialiste.

Lajme të tjera |  SHBA uroi shqiptarët për zgjedhjet e 11 Majit, Berisha jep variantin e tij: Mesazhi ishte asgjësimi i Edi Ramës

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

FocusNews © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Contact Us