Situata e tensionuar mes Rikes dhe Eglës, bëri që në shtëpinë e Big Brother VIP të mbërrinte Zarfi i Zi, i cili u hap gjatë spektaklit të djeshëm. Vëllai i Madh vendosi të kalojë në nominim “kokë më kokë” Riken dhe Eglën.
“Egla dhe Rike për shkak të situatës së vështirë që jeni përfshirë, Vëllai i Madh ju dërgon në televotim, me njëra-tjetrën”, shkruhej në zarfin që u lexua nga Ledion Liço.
Për publikun është i hapur votimi për banoren që duan të largojnë nga shtëpia.
Gjatë mbrëmjes së djeshme, nga shtëpia e Big Brother u largua Sara Karaj. Ajo ishte në nominim me tre vajza të tjera, Roza, Ilnisa dhe Françeska.
Publiku ka vendosur të shpëtojë banoret e tjera, por Sara nuk ka arritur ta kapërcejë këtë nominim të vështirë, ndërsa nuk kishte as biletë kthimi.