Është publikuar fotografia e Gëzim Çelës, pas arrestimit nga policia në Kosovë.
Çela u prangos ditën e sotme pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar për trafik droge në kuadër të grupit të strukturuar kriminal.
Ish-punonjësi i policisë ishte shndërruar në trafikant droge duke lëvizur sasi të mëdha heroine dhe kokaine nga Turqia drejt Europës.
Fotografitë e Çelës janë të rralla, por ajo që bie në sy te kjo fotografi pas arrestimit është se ndonëse prej një kohe të gjatë në kërkim, ai nuk është kujdesur shumë të fshehë pamjen, veçse duke lënë mjekër.