U pyet nga SPAK, flet Elton Qyno: Filluan me presione për të treguar…

Gazetari Elton Qyno ka reaguar për herë të parë pasi u morr në pyetje nga SPAK.

Qyno ka thënë se nuk i kanë komunikuar asgjë, përveç urdhrit për t’i kontrolluar banesën, zyrën dhe makinën.

Ai më tej ka thënë se i është bërë edhe presion për të treguar burimin dhe dorëzuar materialin.

Dyshohet se SPAK e ka thirrur Qynon pasi ky i fundit publikoi mesazhe nga aplikacioni SKY si dhe rrëfimin e Nuredin Dumanit, që konsideroheshin si sekret hetimor.

“Asgjë nuk më kanë komunikuar. Vetëm më kanë komunikuar urdhrin e Gjykatës për të më kontrolluar shtëpinë, zyrën dhe makinën gjithashtu. Unë hyra nga ora 11:00 dhe dola nga ora 5 dhe nuk di pse duhet të ishte bërë gjithë kjo, sepse më thirrën për një urdhër ndalimi të akteve për publikimin e akteve të mëtejshme. Nga ana tjetër më thanë do të marrim një deklarim dhe pastaj duhet filluar me presione të çdo lloj forme. Për të treguar burimin dhe për të treguar kushtet dhe për të dorëzuar materialin. Në kushtet kur unë nuk e bëra një gjë të tillë u proceduam me kontroll banese”, deklaroi Qyno.

Lajme të tjera |  Basha: Rama dhe Berisha sulmojnë drejtësinë sepse kanë të njëjtin hall, qytetarët do t'i ndëshkojnë me votë më 11 maj

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us