‘U pyet se ku i gjeti paratë’, gazetarja jep detaje për dëshminë e Agron Nezës në SPAK

Gazetarja Klodiana Lala, e ftuar në emisionin “Open” ka komentuar paraqitjen e Agron Nezës gjatë ditës së sotme në SPAK, ku është pyetur për çështjen McGonigal. Lala u shpreh se Nela është parqitur sot në SPAK, për të dhënë shpjegime si person që ka dijeni për çështjen e McGonigal. Sipas gazetares, çështja po trajtohet me kujdes nga SPAK. Kjo pasi edhe prokurorët janë të paqartë për disa aspekte të rastit, për të cilin nuk është marrë vendim as në gjykatat amerikane.

Lala ka zbuluar se Neza është pyetur se cilat kanë qenë kontaktet e tij me ish-shefin e kundërzbulimit në FBI, ku i ka gjetur paratë që ia dha, si dhe kontaktet që ka vendosur ish-zyrtari, gjatë kohës që ka qëndruar në Shqipëri.

“Agron Neza është paraqitur sot në SPAK rreth orës 12 për të dhënë shpjegime si person që ka dijeni lidhur me skandalin McGonigal, që shpërtheu fillimisht në SHBA dhe më pas në Shqipëri. Nuk është pranuar nga SPAK se ka një hetim, por kjo e fundit është vënë në lëvizje nga një kallëzim i Gazment Bardhit. Nuk mund të them shumë detaje me atë që ka deklaruar Neza sot, pasi shumë aspekte të dosjes janë të paqarta edhe për prokurorët, që kanë kërkuar ndihmë në SHBA. Janë dy aktakuza nga SHBA, një ka të bëjë me shkeljen për oligarkun rus Deripaska dhe rasti që e lidh me Shqipërinë. Pritet të merret një vendim për të, në muajin shkurt. Ajo që ne dimë për dëshminë e Nezës është se cilat ishin kontaktet e tij me McGonigal, ku i gjeti paratë që i dha, cilët persona e kanë kontaktuar, etj. Prokuroria është e rezervuar për këtë çështje, edhe sepse procesi në SHBA ende nuk ka përfunduar. Gazment Bardhit po ashtu i është komunikuar që të mos ketë dalje publike lidhur me këtë rast”, u shpreh Lala.

Lajme të tjera |  Sa mandate mendon se do të sigurojë? Berisha: Unë nuk parashikoj numra dhe përqindje! S’jam profet

Neza, shqiptaro-amerikan, del në dosje se i jep një shumë prej 225 mijë dollarësh McGonigal, që sipas akuzave të ndryshme në vendin tonë, përfshirë dhe ato të bëra nga opozita, janë dhënë për të ushtruar ndikim në favor të kryeministrit Edi Rama. Vetë Neza i ka mohuar këto akuza, duke i quajtur shpifje të Sali Berishës. Neza thekson se paratë për të cilat akuzohet se i ka dhënë Mcgonigal nuk kanë lidhje me qeverinë shqiptare dhe as me kryeministrin Edi Rama.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

FocusNews © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Contact Us