U raportua se Klopp do merrte drejtimin e Romës, agjenti i teknikut gjerman “shuan” dilemat

Ditën e sotme, ka bërë bujë lajmi se Jurgen Klopp do të zvënedësojë Claudio Ranierin, duke i marrë postin e trajnerit të Romës. Për këto zëra, ka zgjedhur të flasë agjenti i trajnerit gjerman, Marc Kosicke.

“Lexova lajmin se Klopp do të ejtë trajneri i ardhshëm i Romës, por asgjë nuk është e vërtetë. Po bëhet e mërzitshme të komentosh vazhdimisht për këto thashetheme”, u shpreh agjenti i teknikut gjerman.

Ndërsa më parë ishte pronari i Romës, Dan Friedkin që kishte aprovuar kalimin e Jurgen Klopp në stolin e Romës. Megjithatë, ish-trajneri i Liverpool dhe Dortmund vijon të mbetet i papunë.

Lajme të tjera |  Nuk arriti dot pritshmëritë e duhura në “Arenën e Demave”, Partizani përgatit largimin e lojtarit

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

FocusNews © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Contact Us