U rrëzua teksa ishte duke kënduar, Manjola Nallbani: Shmanga fëmijën, kam thyer këmbën!

Këngëtarja Manjola Nallbani ka zbuluar se është lënduar në këmbë pas incidentit që pësoi gjatë performancës së saj në natën festive të Vitit të Ri. Lajmin e ka bërë me dije vetë këngëtarja me një sqarim të gjatë në rrjetet e saj sociale. Nallbani tregoi se ajo është rrëzuar në skenë para mysafirëve të pranishëm për shkak se para i doli një fëmijë. Për të shmangur fëmijën, ajo tregon se u rrëzua dhe e vazhdoi performancën e ulur në karrige. Pas konsultimit me mjekët, këngëtarja tregon se ka thyer këmbën dhe duhet që të qëndrojë për 6 javë në regjim shtrati.

“Nuk doja ta beja fare kete postim, sic edhe e tregon fakti qe nuk kam shkruar asgje per cfare me ka ndodhur, prej ditesh! Se pari, sepse ndryshe nga cfare duan e duhet ne ditet e sotme, mua nuk me pelqen ajo fjala aq e perhapur se fundmi “Viktimizimi”, as qe ti merzis njerezit qe dua per vemendje e klikime, per me teper ne dite festash! Se dyti, e kam thene qe sidomos hallet, secili nga ne i ndan vetem me ata qe jane njerezit e shpirtit, familja dhe miqt e vertete! Prandaj kam nje post ne instagram ku them: “Ne rrjete sociale, une kam zgjedhur vetem te qesh!” Tani po reagoj vetem te shmang spekulimet qe kam lexuar ( zuri femijen, shtikllat) dhe ta sqaroj vete sic ishte situaten! Ne date 1 Janar, sapo fillova te kendoja, nje femije i vogel me doli para kembeve dhe une pikerisht per te mos e vrare, se mund ti bija siper, i dhashe trupit anash dhe rashe. Femija jo vetem qe nuk u lendua (cfare eshte me e rendesishmja), por vazhdoi te festonte bashke me familjen. Dhe nuk kam asnje tendence apo koment per kete gje. Nderkohe une u ngrita, edhe pse ndjeva qe kemben e kisha shume keq e nuk e vija dot ne toke, e i kerkova leje njerezve te kendoja ulur ( 50 min) ne karrige. Kjo, per te respektuar faktin qe ata njerez kishin zgjedhur te festonin me ne! Kur mbarova, nuk ngrihesha dot me te ecja. Me ndihmen e njerezve te mire aty, por kryesorja te bashkeshortit tim, me cuan ne krahe ne urgjencen e Gjakoves, ku mora kujdes maksimal nga personeli. Kemben e kam te thyer dhe per 6 jave do marr kujdesin e nevojshem ne Tirane,”-shkruan këngëtarja.

POSTIMI I PLOTË:

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us