U rrëzuan nga Superiorja, reagon për herë të parë zyrtari i Skënderbeut

Dy ditët e fundit kanë qenë mjaft të vështira për klubin e Skënderbeut. Korçarët u mposhtën të dielën 1-2 në shtëpi nga Bylis dhe ranë nga Superiorja në Kategorinë e Parë.

Kjo nuk është pritur aspak mirë nga tifozët korçarë, ku nuk kanë munguar kritikat për drejtuesit. Ndërkohë që ditën e sotme, është pikërisht një nga zyrtarët e klubit të Skënderbeut që ka reaguar për herë të parë.

Drejtori Sportiv, Ardi Gjançi u ka dërguar “sms” publik tifozëve, duke thënë se ndjesa nuk mjafton në këto momente, por premton se Skënderbeu do të kthehet më i fortë.

“Kritikat tuaja janë të drejta dhe i marrim me përulësi. Ndjesa jonë, sado e sinqertë, ndoshta nuk mjafton — por premtimi ynë është i palëkundur: së shpejti do të riktheheni si tifozët më krenarë në Shqipëri. Ky është një ‘amanet’ që nuk tretet nga koha, as nga dheu”, shkruan Gjançi në rrjetet sociale.

U rrëzuan nga Superiorja, reagon për herë të parë

Postimi i Ardi Gjançit
Lajme të tjera |  Pritet shkarkimi nga Reali, Carlo Ancelotti largohet me “xhepat” plot

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

FocusNews © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Contact Us