U shënoi dopietë në gjysmëfinalen e parë, Barça synon liderin e Interit

Interi dhe Barcelona në “San Siro” do të sfidohen mes tyre për finalen e madhe. Zikalërtit dhe katalanasit do të zhvillojnë në orën 21:00 gjymëfinalen e kthimit dhe do të në dhurojnë një tjetër 90-të minutash të luftuar.

Skuadra e udhëhequr nga Hansi Flick ka udhëtuar drejt Italisë jo vetëm për fitoren, pasi në radarin e tyre ka rënë edhe një prej titullarëve të zikaltërve. Denzel Dumfries me paraqitjen e bërë në gjysmëfinalen e parë duket se ka tërhequr vëmendjen e drejtuesve dhe stafit të spanjollëve.

Eksperienca dhe karakteristikat e tij do të përforconin Barçën në repartin e mbrojtjes dhe për këtë Hansi Flick përveç se do të synojë kualiifkimin do të ketë në sy edhe te holandezi. Ky i fundit në gjysmëfinalen e parë arriti t’iu shënonte spanjollëve dopietë në barazimin 3-3 në “Camp Nou”.

Lajme të tjera |  Finalja e vogël i vë përballë, Partizani dhe Dinamo “identikë” në këtë sezon

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

FocusNews © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Contact Us