U shpall kampion i Italisë me Napolit, ish-lojtari i Shqipërisë uron Amir Rrahmanin

Amir Rrahmani u shpall kampion i Italisë mbrëmjen e djeshme pas fitores së Napolit. Skuadra napolitane arriti të mposhtë Cagliarin në “Maradona” dhe e mbylli kampionatin një pikë para Interit në renditje.

Teksa po festonte, mbrojtësi i Kosovës ishte së bashku me agjentin e tij, Adrian Aliaj, ish-lojtari i Kombëtares shqiptare. 49-vjeçari ka uruar në rrjetet sociale të “Soccer11” Amir Rrahmanin.

“Kampionë, kampionë, kampionë, kampionë, ole ole. Sezon i mrekullueshëm, Amir Rrahmani dhe Napoli! Urime lojtarit tonë dhe SSC Napoli.”, shkruan Adrian Aliaj në faqen zyrtare të agjensisë së tij.

Lajme të tjera |  Luajti titullar në sfidën ku Napoli u shpall kampion, REAGON Alen Sherri

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

FocusNews © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Contact Us