U sulmua me vezë, flet Vangjel Dule: Nuk më intimidon asgjë

Kreu i Partisë Bashkimi për të Drejtat e Njeriut, Vangjel Dule ka komentuar incidentin ku u godit me vezë nga dy persona teksa po futej në Strukturën e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. Në një intervistë të dhënë për emisionin “Kjo javë”, Vangjel Dule pretendon se përgjegjës për incidentin është kryeministri Edi Rama. Sipas tij, ishte kreu i qeverisë ai që e ka nxitur gjuhën e urrejtjes që solli edhe sulmin ndaj tij.

“Kushdo që gjendet në një situatë të tillë nuk mund të ndihet këndshëm. Ishte një situatë e paprovokuar, dhe e papritur, por dua ta lë aty ku u ndodh. Por duhet të shohim pse ndodhi dhe cilat janë motivet. Kemi të bëjmë me një individ, i konstatova pasi pashë filmimet… Së pari, ky individ kishte provokuar, që as e kisha parë ndonjëherë, kishte shkaktuar edhe një incident me ambasadorin e Greqisë, jashtë SPAK, disa javë më parë. Së dyti, ky person shoqërohej në të dyja rastet nga një individ tjetër, që mbante herë një celular dhe një kamera, pretendonte kameramanin… por askush nuk konfirmoi median për të cilën ai ishte pranë SPAK. Së treti, ky individ me kamera shihet në foto me dëshmitarin e vetëm të Belerit. Kjo më bën të mendoj se kjo nuk ishte e paorganizuar. Këto filmime janë në të gjitha mediat. Nuk më intereson as personi dhe as incidenti, por më shqetëson fryma, sepse u shoqëruan edhe me disa thënie që ishin kërcënime. ‘Do ta pësoni si filani’, apo ‘po vjen dhe radha juaj’. Nuk më intimidojnë këto, por as nuk mund t’i kaloj pa i diskutuar. Ajo ishte gjuhë urrejtjeje. Ia drejtova gishtin Ramës sepse është ai që e nisi këtë histori me gjuhë urrejtje, stigmatizim. Sepse kur kreu i qeverisë, kur atakon një individ është e dënueshme moralisht, politikisht por edhe ligjërisht,”- u shpreh ai.

Lajme të tjera |  LaCivita flet për herë të parë, a mund të udhëtojë Berisha në SHBA

Dule u sulmua më 24 janar, teksa, po shkonte në GJKKO në mbështetje të kryebashkiakut të zgjedhur të Himarës, Fredi Belerit. Dy qytetarë që i kanë zënë ‘pritë’ Dules në momentin që ishte duke hyrë në ambientet e GJKKO.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

FocusNews © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Contact Us