Tërmeti që ra mbrëmjen e djeshme në Shqipëri ka shënuar viktimën e tij të parë.
20-vjeçari Daniel Rika, nga Lushnja, humbi jetën ndërsa ra nga shkallët pasi tentoi të largohej nga banesa në momentin kur po ndodhnin lëkundjet sizmike.
Ai ra nga shkallët e katit të dytë, dhe fatkeqësisht ndërroi jetë si pasojë e plagëve të marra.