Ditën e djeshme, i biri i Cristiano Ronaldos, bëri debutimin me Kombëtaren e moshave U-15 të Portugalisë. Ende pa e shfaqur plotësisht potencialin e tij, Cristiano Junior është në vëmendjen e ekipeve më të mëdha botërore.
Pak orë më parë, u tha se vëzhguesit e Manchester United janë shfaqur në Kroaci ku po zhvillohej takimi. Por siç raportohet dhe nga mediat italiane, 15-vjeçari luzitan është vëzhguar dhe nga tre klube italiane.
Cristiano Ronaldo Junior ka impresionuar Juventusin, Interin dhe Atalantën, ku thuhet se vëzhguesit italianë kanë parë djaloshin nga afër. Babai i tij ka luajtur për tre sezone në Itali me skuadrën e bardhezinjve.