Dy vëllezër janë vënë në prangat e Policisë së Tiranës me qëllim ekstradimin e tyre drejt Italisë.
Vëllezërit Alban Sinanaj dhe Shkelzen Sinanaj, njëri me banim në Vlorë dhe tjetri në Tiranë, akuzohen se përmes mashtrimit kompjuterik, kanë arritur të vjedhin rreth 4 milionë euro nga shtetasit italianë.
Operacioni është zhvilluar në kuadër të hetimeve nga SPAK, dhe dy vëllezërit pritet të ekstradohen drejt Italisë.
Njoftimi i Policisë:
Finalizohet operacioni policor i koduar “Double click”.
Operacioni, nga Drejtoria për Hetimin e Krimeve Kompjuterike dhe nga Drejtoria e Forcës së Pocaçme Operacionale, në kuadër të një procedimi penal të SPAK-ut.
Akuzohen se kanë kryer mashtrim kompjuterik ndaj shtetasve italianë, prej të cilit kanë realizuar fitime rreth 4 000 000 euro, arrestohen me qëllim ekstradimin në Itali, 2 shtetas (vëllezër).
Gjatë operacionit “Double click”, u kapën dhe u vunë në pranga shtetasit A. S., 32 vjeç, banues në Vlorë dhe Sh. S., 42 vjeç, banues në Tiranë. Këta shtetas akuzohen për veprat penale “Mashtrimi kompjuterik”, kryer më shumë se një herë, dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose të veprimtarisë kriminale“.
Vijon bashkëpunimi me partnerët italianë, për ekstradimin e 2 shtetasve.