U vra me armë zjarri në Tiranë, identifikohet viktima (EMRI)

Bujar Nasufi është personi që u vra mbrëmjen e sotme në Tiranë, nga persona ende të paidentifikuar.

Policia bën me dije se 56-vjeçari ka qenë duke lëvizur me makinën e tij kur u qëllua për vdekje  rreth orës 20:40, tek “Pallati me Shigjeta” në rrugën “Myrte Zeneli”.

Një grup i posaçëm hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, ndodhet në vendngjarje dhe vazhdon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve të dyshuar.

Shërbimet e Policisë kanë ngritur pika kontrolli dhe po ushtrojnë kontrolle në zonë për kapjen e autorit.

Njoftimi i policisë:

Më datë 12.01.2025, rreth orës 20:40, tek “Pallati me Shigjeta” në rrugën “Myrte Zeneli”, është qëlluar me armë zjarri në drejtim të një automjeti me drejtues shtetasin B.N, rreth 56 vjeç, i cili si pasojë ka humbur jetën.

Lajme të tjera |  Berisha u kërkon ndjesë ish-pronarëve dhe të përndjekurve dhe u jep fjalën: Do ju shlyejmë borxhin brenda një mandati

Një grup i posaçëm hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, ndodhet në vendngjarje dhe vazhdon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve të dyshuar.

Shërbimet e Policisë kanë ngritur pika kontrolli dhe po ushtrojnë kontrolle në zonë për kapjen e autorit.

Informacion më të detajuar mbi këtë ngjarje do të japim në vijim pas veprimeve  hetimore paraprake.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

FocusNews © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Contact Us