U vra nga ish-i dashuri/ Gjendet celulari i Ilaria Sulës, autori e përdori për të fshehur ‘gjurmët’

Është gjetur celulari i Ilaria Sulës, 22-vjeçares shqiptare së vrarë më 26 mars nga ish-i i saj, Mark Samson. Telefoni u gjet në banesën në rrugën Homs, në lagjen afrikane, vendi i krimit. Mediat italiane bëjnë me dije se dëshmia e dhënë nga autori, ishte vendimtar në gjetjen e telefonit.

Fillimisht ai pretendoi se e kishte hedhur telefonin, e më pas tregoi se ku e kishte fshehur. Prokuroria Publike e Romës ka urdhëruar teste kompjuterike mjeko-ligjore të pajisjes për analizë. Samson në ditët pas vrasjes dhe zhdukjes së trupit të shqiptares, kishte vazhduar të përdorte telefonin e saj dhe bënte postime nga profilet e Ilarias në mediat sociale për të fshirë dyshimet.

Ndërkohë edhe celulari i Samson po ashtu është sekuestruar dhe po ekzaminohen bisedat dhe mesazhet e tij në rrjetet sociale për të zbuluar nëse dhe kur 23-vjeçari kishte filluar të mendonte për vrasjen e ish-it të tij.

Lajme të tjera |  Kandidati për deputet zbulon kontratën e Berishës me LaCivitan: Ja sa do të paguhet

Mark Samson e vrau Ilaria Sulën duke e goditur 3 herë me thikë në fyt, mbrëmjen e 25 marsit, plagë që i shkaktuan vdekjen 22-vjeçares shqiptare në më pak se një minutë për shkak të humbjes së madhe të gjakut. 23-vjeçari mbylli derën e dhomës së tij të gjumit dhe deri pasditen e 26 Marsit e mbajti të fshehur trupin e studentes shqiptare, të cilën e kishte ftuar për të fjetur në shtëpinë e tij, edhe pse kishin një vit që ishin ndarë. Prej një jave e zhdukur, 22-vjeçarja Ilaria Sula u gjet e vrarë. Trupi i pajetë u gjet në një valixhe të hedhur në humnerë në një zonë të pyllëzuar në Poli.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

FocusNews © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Contact Us