U zhduk në mënyrë të mistershme, gjendet i mbytur në Lumin e Shalës babai i tre fëmijëve!

Edison Oruqi është gjetur i mbytur në ujërat e lumit të Shalës, në Koman.

Kanë qenë familjarët të cilët kanë kryer kontrolle gjatë paradites së sotme dhe kanë bërë të mundur gjetjen e trupit të pajetë.

Ata kërkojnë ndihmën e policisë dhe polumbarëve për nxjerrjen e kufomës nga uji sepse e kanë të pamundur për shkak të rrjedhës së ujit.

Babai i 3 fëmijëve u zhduk në mënyrë misterioze, paraditen e së shtunës, ai ishte duke punuar në një bujtinë atje.

Dyshohet se personi që e kishte marrë në punë viktimën, pas punës dhe e kishte lënë Edisonin në një gadishull të vogël me rërë dhe jo në destinacion sepse aty nuk arrinte varka.

Lajme të tjera |  Paralajmimi i FRIKSHËM i Donald Trump: Deportimi i njerëzve të lindur në SHBA mund të jetë ‘puna e radhës’!

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us