‘UEFA po dridhet’, Jurgen Klopp komenton Superligën

Menaxheri i Liverpool-it, Jurgen Klopp thotë se i pëlqen vendimi i gjykatës, që arriti në përfundimin se bllokimi i Superligës nga UEFA dhe FIFA ishte i paligjshëm – por përsëriti kundërshtimin e tij ndaj Superligës.

Të enjten, Gjykata Evropiane e Drejtësisë (ECJ) vendosi kundër UEFA-s dhe FIFA-s, të cilat më parë kishin bërë veprime për të bllokuar klubet e futbollit që të bashkohen me Superligën. Gjashtë klube të Premierligës, përfshirë Liverpoolin, ishin zotuar t’i bashkoheshin ligës në vitin 2021, por më pas u tërhoqën.

Pas vendimit të GJED-së të enjten, shumica e klubeve angleze – Chelsea, Manchester City, Manchester United dhe Tottenham Hotspur – lëshuan deklarata. Arsenali më pas lëshoi një deklaratë të premten në mëngjes. “Vendimi nga Gjykata Evropiane e Drejtësisë nuk e ndryshon qëndrimin e mëparshëm të Liverpool FC për Super Ligën Evropiane të propozuar”, thuhet në deklaratën e Liverpool. “Nuk besojmë se do të jemi në këtë Superligë. Ne do të vazhdojmë të punojmë me klubet e tjera përmes ECA dhe të marrim pjesë në garat e UEFA-s”, tha skuadra angleze.

Lajme të tjera |  Lamtumira e Iniestës, lojtarit që përqafoi një Spanjë të tërë

Klopp u pyet më pas për Superligën, kundër së cilës ai foli në vitet 2019 dhe 2021, përpara ndeshjes së së shtunës në Anfield. “Unë pajtohem 100 për qind me atë deklaratë që kam thënë më herët, por gjithsesi më pëlqen verdikti”, tha ai. “Duket se më në fund kuptojmë se FIFA dhe UEFA e FA-të e tjera nuk mund të bëjnë atë që duan. Ata po dridhen, por nuk munden dot të krijojnë monopole në futboll”, shtoi Klopp.

Klopp më tej dha detaje mbi gjendjen fizike të Andy Robertson, Diogo Jotas dhe Alexis Mac Allister përpara ndeshjes. Gjykata Europiane e Drejtësisë vendosi pro Superligës këtë javë, ndërsa ende nuk është e qartë nëse kjo ligë do të mbahet, pasi shumë skuadra të njohura kanë thënë se nuk do bashkohen me të.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us