“Ukraina kishte frikë”, Kristjan Asllani pas humbjes: Gjëra që ndodhin në futboll

Pas humbjes së djeshme me rezultatin 1-2 kundër Ukrainës në stadiumin “Air Albania”, kuqezinjtë zbresin zyrtarisht një ligë më poshtë. Në përfundim të kësaj sfide ka folur Kristjan Asllani.

“Nuk mund t’i pësosh dy gola në shtëpi pas 2 minutash, por janë gjëra që ndodhin në futboll. Në pjesën e dytë kemi ndryshuar modulin, kemi shkuar lart me presing dhe ndeshja ndryshoi. Sonte donim pikë, për të mos dalë në vendin e fundit, do punojmë për t’u përmirësuar më shumë. Në pjesën e dytë kemi shkuar gati një kundër një dhe Ukraina kishte frikë.

Ndeshja me Çekinë dhe Ukrainën janë të ndryshme. Çekia luante me topa të gjatë dhe ishin fizikë, ndërsa sot kishim kundërshtarë që luanin futboll dhe ishin teknikë. Kishte gjithmonë një lojtar bosh, s’kemi çfarë bëjmë”, tha Asllani.

Lajme të tjera |  VIDEO/ Shumë “luftë”, por vetëm 1 gol! Maran e nis me humbje te Shqipëria! Izraeli fiton në Tiranë

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us