Unaza e Madhe shton vlerën e pronës/ Ekspertët imobiliarë: Po rriten çmimet e banesave dhe trojeve

Përmirësimi i infrastrukturës ndikon drejtpërdrejt në zhvillimin e zonës. Hapja e unazës së madhe pritet të sjellë një zhvillim ekonomik dhe social në periferi të kryeqytetit. Vitet e fundit në pjesën veriore të unazës ndërtimet kanë qenë intensive, ndërsa vijojnë me ritme të shpejta.

Investimet janë shtuar, ndërsa vlera e pronës është rritur. Sipas ekspertëve të pasurive të paluajtshme, interesi i qytetarëve për të investuar në këto zona është rritur për një sërë faktorësh.

Zonat periferike si Paskuqani, Fresku apo Shkoza po shihen si mundësi jo vetëm nga investitorët, por edhe çiftet e reja, duke përfituar nga çmimet aktuale. Aksesi i drejtpërdrejtë me unazën e madhe, dhe rrugët lidhëse me pjesën tjetër të kryeqytetit i bën këto zona më të arritshme dhe të pëlqyera për banim.

Lajme të tjera |  Pse Berisha pasi humb zgjedhjet lyp qeveri teknike? Dashnor Sula: “Këngë” e vjetër, por këto beteja gjithmonë janë shuar!

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us