“Unaza” e prostitucionit në Greqi, nëna e një prej të miturave prezantoi vajzat me tutorët

Nëna e një prej vajzave të mitura, të cilat ishin përfshirë në një rrjet prostitucioni në Greqi, njihej me tutorët, madje ajo kishte bërë prezantimin e të voglave me to. Njëra prej të miturave ka zbuluar për ERT se gruaja misterioze që e njihte nëna e saj, e futi atë në atë në qark, që të bënte takime me burra të pasur dhe madje e shoqëronte në disa prej tyre.

Nëna e një vajze tjetër ka treguar se kishte mësuar nga e bija për një takim në të cilin kishte bërë seks dhe ishte paguar për këtë gjë.

“Vajza ime më tregoi se ata bënë seks për një tarifë me një burrë të moshuar. Nuk mund ta besoja atë që po dëgjoja. E pyeta si quhej, kush ishte dhe ajo m’u përgjigj se e njihnin si Kostas. Siç më tha ai, takimi u bë në një hotel në Exarchia. Sot kam ardhur ta denoncoj,”- ka thënë në polici nëna e vajzës.

Gjashtë meshkuj të tjerë janë përfshirë në rrjetin e shfrytëzimit seksual të vajzave të mitura. Tre persona janë arrestuar dhe janë tashmë në Kolonos, Ekali dhe Korydallos. Mes tyre është edhe një shqiptare, Lorela Kapaj, 31 vjeçe. Bashkë me Kapajn, në pranga ka rënë dhe një 25-vjeçare e identifikuar si Elena dhe një miku i tyre, 34 vjeç.

Lajme të tjera |  Pse vendimi “non grata” nuk është hequr në faqen e DASH? Si përgjigjet Sali Berisha

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

FocusNews © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Contact Us