UNICEF: Gaza më e keqe se një varrezë për fëmijët

Zëdhënësi i UNICEF-it, James Elder, ka deklaruar se fëmijët në Gaza janë duke kaluar kushte ferri, duke paralajmëruar se situata mund të përkeqësohet.

“Në fillimin e kësaj lufte, UNICEF tha se Gaza ishte një varrezë për fëmijët dhe një ferr i gjallë për të gjithë të tjerët. Ajo vetëm sa është përkeqësuar pasi bombardimet dhe luftimet kanë vazhduar. Fëmijët në Gaza tani janë në rrezik nga qielli, sëmundje në tokë dhe vdekje nga uria dhe etja”, tha Elder për CNN.

Elder këto deklarime i bëri pasi qëndroi një javë Gaza teksa paralajmëroi edhe pasoja të rënda të mungesës së ushqimit, ujit dhe ilaçeve të fëmijëve. Ai tha se fëmijët janë më të cënuarit dhe konflikti në Gaza është dy herë më vdekjeprurëse për fëmijët sesa shumë konflikte që kanë ndodhur më parë në 15 ose 20 vitet e fundit.

Lajme të tjera |  Gjekmarkaj takim me demokratët në Fushë-Kuqe, nënkryetari i PD: Do ta ndalim këtë qeverisje

Sipas deklaratës së fundit të premten nga Ministria Palestineze e Shëndetësisë në Ramallah, sulmet izraelite kanë vrarë të paktën 18,700 palestinezë në Gaza që nga 7 tetori, 70% e të cilëve ishin fëmijë dhe gra.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us