Unioni i Gjyqtarëve kërkon rritjen e pagës me 700 euro, Berisha ‘mbështet’ Ramën: Nuk ka gjë më absurde! Vetëm sa u rrit oreksin

Në konferencën e sotme nga selia blu, kryedemokrati Sali Berisha e ka konsideruar si gjënë më absurde kërkesën e Unionit të Gjyqtarëve për rritjen e pagës me 700 euro.

Berisha thekson se kjo gjë vetëm sa do u rrisë oreksin. Nga ana tjetër, shton se sot në vend nuk ka asnjë proces gjyqësor ku të mos hyjë ryshfeti, duke qene ne te njejten ‘gjatesi vale’ me kryeministrin Edi Rama, i cili u shpreh kunder kesaj kerkese, per te unikale dhe te padegjuar ndonjehere!.

Berisha: Nuk ka gjë më absurde, vetëm sa u ka rrit oreksin. Nëse ju, gjeni një qytetar të vetëm që u thotë se po më ecën procesi gjyqësor pa ryshfet, urdhëroni, por sot ju garantoj se ryshfeti ka marrë përmasat më gjigande në historinë e tij. Ka qenë një periudhë, kur ky çakalli që del çdo natë dhe flet nga Shallvaret apo nga Berlini, KE në një raport i akuzon se këta merrnin 150 mijë euro për një transferim, 200 mijë deri 300 mijë euro për një emërim në Tiranë.

Këtë praktikë nuk ndoqi Rexhep Mejdani, ishte para kreu detyrën e KLGJ në atë kohë. Kjo praktike u instalua me këta dy persona. Të dy këta, ky çakalli ishte sekretar i përgjithshëm i KLGJ kërkoi që raporti të mos bëhej publik. Sot ju garantoj se shifrat krahasuar me atë kohë janë 2-3 fishuar.

Ja reagimi nje dite me pare i kryeministrit Rama:

Lajme të tjera |  “Nuk keni parë gjë akoma”, Trump paralajmëron Iranin: Pranoni MARRËVESHJEN përpara se të mos mbetet më asgjë!

Interesante!

Për herë të dytë brenda tre viteve, Unioni i Gjyqtarëve kërkon sërish rritjen e pagave në gjykatë!

Një praktikë unikale, e padëgjuar dhe e panjohur në historinë e shteteve – që gjyqtarët t’ia caktojnë vetes pagat përmes gjykatës – por që ka ndodhur në Shqipëri, në vitin 2022, kur ky Union kërkoi në Gjykatën Kushtetuese që paga bazë e gjyqtarëve të ekuivalentohej ose me pagën bazë të Drejtorit të Departamentit të Kryeministrisë ose me një përqindje të pagës së Presidentit, sipas dëshirës së gjyqtarëve.

Dhe Gjykata Kushtetuese e pranoi kërkesën, duke garantuar një pagë bazë të lidhur prej 156.000 lekësh!

Mirëpo kjo ndërhyrje skandaloze e gjyqësorit në kompetencat e ekzekutivit, mesa duket, i ka shijuar Unionit aq shumë, sa pas rritjes së pagave të administratës në maj të vitit 2023, Unioni i Gjyqtarëve tani rikërkon përsëri nga Gjykata rritjen e pagave të gjyqtarëve! Këtë herë, Unioni kërkon që paga bazë të lidhet vetëm me pagën bazë të Drejtorit të Departamentit në Kryeministri dhe kërkon sërish ndryshimin e ligjit.

Ndërkohë që në vitin 2022 Unioni donte garantimin e një shume bazë pavarësisht çdo llogaritjeje, sot kërkon që, si pasojë e rritjes së pagës së administratës, t’u rritet paga edhe gjyqtarëve – dhe jo pak, por plot 700 euro!

Lajme të tjera |  A do kandidojë për Bashkinë e Tiranës? Përgjigjet Agron Shehaj

Domethënë, ky Unioni e kuptoka si një privilegj të përjetshëm faktin që për ta mbështetur pavarësinë e gjyqësorit dhe fuqizuar gjykatësit e dalë nga Vetingu, ne me Reformën në Drejtësi i rritëm pagat e sistemit të drejtësisë menjëherë sa për dhjetë vjet njëzetë vjet, duke e thyer me vetëdije piramidën e pagave të Republikës së Shqipërisë!

Pra, sipas Unionit kjo republikë do jetë përjetësisht e vetmja në botë, ku gjykatësit nuk do ta lejojnë ngjitjen e piramidës së thyer të pagave, sepse ndryshe nga gjithë bota në Shqipëri pagat e tyre nuk do rriten me qeveri e parlament, po me gjyq!!!…

Tani, unë uroj shumë që shakaja e hidhur e Gjykatës Kushtetuese herën e parë – të cilën ne e pranuam në heshtje si një lajthitje që duhej kapërdirë për hir të respektit me heshtje të një vendimi të gjyqësorit – të mos përsëritet.

Sepse heshtja ndaj çfarëdo abuzimi, me mbështetjen tonë për drejtësinë, nuk është më një opsion për ne. Për më tepër, në këtë rast ky do të ishtë një abuzim madhor, shumëdimensional, që do të cënonte shumëkënd e shumëçka, duke nisur nga vetë Kushtetuta dhe serioziteti i Republikës së Shqipërisë.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us