Erik ten Hag ishte figura që u përpoq që të kthejë lavdinë e Manchester United në Angli dhe në skenën europiane, mirëpo duket se çdo gjë është rrënuar në mënyrë spektakolare. Ishte menduar se United u kthye aty ku i takonte, pas hapave të gabuar nën drejtimin e Louis van Gaal, Jose Mourinhos (edhe pse ai fitoi Kupën e Ligës dhe Europa League) dhe më vonë Ole Gunnar Solskjaer.
Ten Hag madje pati një sukses të prekshëm me një fitore të Kupës së Ligës në sezonin e tij të parë, por tashmë duket se gjërat janë rrënuar. Nëse shohim gjërat ftohtë, Manchester United është në vend të fundit në grupin e saj në Ligën e Kampioneve, i katërti pas Bayern Munich, FC Copenhagen dhe Galatasaray.
Dhe gjithçka përfundoi në rrethanat më të turpshme, teksa United humbi 0:1 në Old Trafford me Bayern Munchen, edhe pse gjermanët nuk kishin më objektiv. Lojtarët e Ten Hag-ut regjistruan vetëm një goditje në portë gjatë 90 minutave. Gjithçka ishte shumë larg viteve të lavdisë në Old Trafford. Mijëra tifozë të United hoqën dorë dhe ishin larguar shumë përpara se të mbarojë sfida dhe duket se nuk kanë aq faj.
“Rikthimi i United në Ligën e Kampionëve ka qenë një rrëmujë”
Statistikat janë kundër Unitedin dhe nënvizojnë mungesën e organizimit, zgjuarsinë taktike, dhe cilësinë e lojtarëve. Katër pikët e United nga gjashtë ndeshje janë më të ulëtat e tyre në çdo sezon të Ligës së Kampionëve, ndërsa 15 golat e pësuar janë rekord, sa i takon golave të pësuar nga ndonjë ekip anglez në Ligën e Kampioneve ndonjëherë në histori të kompenticionit.
Mund të thuhen shumë arsye për këtë dështim të tmerrshëm, por përfundimi është se kjo skuadër e Manchester United nuk është e përshtatshme për të arritur suksesin. Portieri Andre Onana ka pasur një sezon makthi, teksa gaboi rëndë në humbjen 4-3 me Bayernin, kishte paraqitje të dobët në humbjen në shtëpi kundër Galatasaray-t, më pas thjesht i tmerrshëm në barazimin 3-3 me skuadrën turke në Stamboll, duke i dhuruar Hakim Ziyech dy gola.
Pak lot u derdhën kur portieri David de Gea u largua nga United pas 12 vitesh verën e kaluar, por Onana nuk ka bërë asgjë për të sugjeruar që spanjolli është zëvendësuar në mënyrë të saktë. United ishte në një epërsi me dy gola përpara se të humbiste 4-3 në Kopenhagen dhe dy herë kishte një avantazh të ngjashëm përpara se të barazonte, kur vizitonte Galatasarayn. Kishte mungesë disipline dhe atëherë, pasi Marcus Rashford u përjashtua me karton të kuq me United që humbi 2-0 në Danimarkë.
Në përgjithësi, rikthimi i United në Ligën e Kampionëve ka qenë një rrëmujë. Rivalët e vjetër Bayern ishte padiskutim një skuadër e fuqishme, vështirësisht e ndalshme. Në fund të fundit, largimi i Manchester United nga Liga e Kampioneve ishte i merituar. Ndoshta do të duhet një ndryshim i madh, që United të kthehet në lavdinë e dikurshme dhe se kur do vijë, pritet të shikohet.