Urgjencat pediatrike/ Rreth 270 fëmijë në ditë kërkojnë ndihmë në QSUT

Problemet me rrugët e frymëmarrjes po shqetësojnë më shumë fëmijët në këtë fillim viti. Rreth 270 pacientë të vegjël në ditë kërkojnë ndihmë mjekësore në Urgjencën e Pediatrisë në Qendrën Spitalore “Nënë Tereza” në Tiranë.  Rreth 11% e tyre sipas mjekëve  kanë nevojë për trajtim në spital.

Sëmundjet e rrugëve të frymëmarrjes nisin me të njëjtat shenja, por disa prej  tyre çojnë deri në prekje të mushkërive.  Prandaj mjekët i bëjnë thirrje prindërve  të mos e neglizhojnë kollën tek fëmijët pasi mund të fsheh  probleme serioze.

Bashkëqarkullimi i disa viruseve  si gripi, covid, dhe virusi respirator sinsicnial po rëndojnë situatën shëndetësore tek më të vegjlit. Për të  përballuar fluksin e pacientëve  gjashtë qendra shëndetësore në Tiranë  presin urgjencat pediatrike  në 24 orë në shtatë ditë të javës.

Lajme të tjera |  Shqetësim për shkarkimet/ Berisha: Ultimatumi i Ramës në Vlorë shkelje kompetencash, po bën drejtorët ‘koka turku’!

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us