Uzuni i pavendosur, Granada merr parasysh ofertat deri në 8 milionë euro

Ndërsa Granada po vijon fazën përgatitore, drejtuesit e klubit po vazhdojnë të punojnë për të formuar skuadrën që do të përballet sezonin e ri, me synimet e saj për t’u ngjitur në Kategorinë e Parë.

Nëse do të ishte për klubin, ata nuk dëshirojnë që Lukas Boje dhe Myrto Uzuni të largohen nga “Los Carmenes”, por çështja është se ata janë lojtarë shumë të lakmuar në treg. Në rastin e Uzunit, nuk ka mbërritur asnjë ofertë që vërtet ia vlen të ndalesh për ta biseduar. Sulmuesi shqiptar ka kontratë deri në vitin 2026 dhe klauzola e tij ka shkuar nga 25 në 12 milionë euro për shkak të rënies një kategori më poshtë.

Lajme të tjera |  U kryqëzua nga tifozët pas humbjes me Interin, reagon për herë të parë Ronald Araujo: E pranoj, dhemb shumë

Granada, si në rastin e mëparshëm, nuk dëshiron që shqiptari të largohet nga skuadra. Megjithatë, një propozim të mundshëm, që do të arrinte në tetë milionë euro do ta konsiderohej i pranueshëm për t’u marrë në shqyrtim. Ndërkaq, Uzuni ka marrë numrin 10 në fanellë dhe në rast se nuk vjen asnjë ofertë që i përshtatet kërkesave të klubit spanjoll, do të luajë edhe një tjetër sezon te Granada.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

FocusNews © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Contact Us