Myrto Uzuni ka thyer rekord në Spanjë. Këtë gjë e ka arritur falë dopietës së sotme me Granadan në fitoren 3-0 në shtëpi.
Shqiptari është shënuesi më i mirë në historinë e klubit spanjoll. Bomberi ka shënuar 46 gola gjithsej me fanelën e Granadës, kjo e kthen atë në lojtarin e huaj më të sukseshëm që ka shkelur ndonjëherë në qytetin jugor andaluz.
Për këtë rekord ka reaguar dhe presidenti Armand Duka. Presidenti i FSHF-së në fjalët e tij shpjegon se ndihet krenar kur një futbollist kuqezi hyn në histori të klubeve të huaja. Z.Duka uron që Myrto Uzuni të vazhdojë të shënojë gola me peshë si në skuadër, ashtu edhe në Kombëtare.