Vajza e tezes dyshohet se ia publikoi videon, detaje nga vetëvrasja e 41-vjeçares në Durrës

Detaje të reja mësohen nga ngjarja e rëndë që tronditi Durrësin, ku një 41-vjeçare i dha fund jetës pasi e bullizuan në rrjetet sociale.

Bedrie Loka, 41-vjeçe kishte denoncuar në vitin 2022 në Policinë e Durrësit se i kishin hapur një profil të rremë, me emrin e saj, në TikTok. Aty dyshohet se kishin hedhur në foto apo video, përmbajtja e të cilës nuk dihet, por mendohet të ketë qenë kompromentuese.

Nëna e katër fëmijëve kishte kërkuar ndihmë nga policia për mbylljen e profilit, por një gjë e tillë nuk kishte ndodhur, derisa ajo vendosi të kryejë vetëvrasje tre ditë më parë duke konsumuar fotoksinë.

E e dyshuara kryesore se ia ka hapur profilin e TikTok dhe i ka publikuar videon është vajza e tezes së viktimës. Kjo e fundit i kishte kërkuar një kolegu të punës së Bedries që t’i jepte videon, dhe ai ia kishte dërguar, pa ditur lidhjen e saj famljare me viktimën.

Lajme të tjera |  Rama falënderon kryetarët e bashkive të opozitës: Janë bashkë me ne në ‘Partinë e Punës’!

41-vjeçarja e kishte burrin në burg në Greqi prej 7 vitesh. Së fundmi ajo i kishte thënë djalit të saj 21-vjeçar që ndodhej në Itali se do të kryente vetëvrasje.

Në datën 3 janar 2023, ajo i kishte uruar ditëlindjen vajzës së vogël dhe kishte konsumuar fotoksinë. Fjalët e fundit të saj dyshohet të kenë qenë “për nder rroj…”.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us