Vaksina e fruthit shkakton autizëm? Alimehmeti: Shkenca e rrëzoi si tezë! Virusi që të lodh më tepër se gripi

Fruthi është kthyer në shqetësim në rang vendi. Epidemiologu Ilir Alimehmeti ka deklaruar se fruthi quhet sëmundje riemergjente dhe po rishfaqet sepse po bie vaksinimi.

Ndërkohë që numrat e të infektuarve vijojnë të rriten, mjeku Alimehmeti ka treguar disa simptoma ndërsa ka bërë thirrje që të gjithë t’i kushtojnë rëndësi vaksinimit.

“Fillimisht fillon me temperaturën, njollat e para, i japin emrat sëmundjes. Shumica e rasteve kalojnë pa ndërlikime. Fruthi  është më i vështirë, të lodh më shumë se gripi për ta kaluar. Është virusi më ngjitës që njohim. Fruthi është virusi më transmetues që njohim, nuk ka më transmetues se ai. E vetmja mënyrë për ta mbajtur nën kontroll është vaksinimi. Quhet sëmundje riemergjente, po rishfaqet, jo vetëm te ne. Shfaqet sepse po bie vaksinimi. Nëse një person është në shtëpi dhe është infektuar do izolohen dhe anëtarët e tjerë të familjes”, -tha Alimehmeti në Report.tv.

Lajme të tjera |  Mërtiri: Rama rrëzohet vetëm nëse Berisha ikën nga PD-ja

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us