Vala e të nxehtit merr 18 jetë në Itali, ndalohet puna pas mesditës në disa rajone

Italia po përballet me një valë ekstreme të të nxehtit që ka shkaktuar të paktën 18 viktima në më pak se dhjetë ditë. Viktimat janë kryesisht punëtorë që ushtronin aktivitet fizik në ambiente të hapura gjatë orëve më të nxehta të ditës

Në disa rajone të prekura rëndë si Roma Milano Torino dhe Veneto autoritetet kanë ndaluar punën në ambiente të hapura nga ora 12:30 deri në 16:30 kur shpallet alarmi i kuq. Megjithatë kjo masë nuk zbatohet në sektorin publik ku mungon kontrolli dhe ndërgjegjësimi

Lajme të tjera |  FOTOT: Bota e futbollit i jep lamtumirën e fundit Diogo Jotës dhe vëllait të tij

Në Frosinone një punëtor humbi jetën ndërsa punonte për vendosjen e fibrës optike në rrugë duke pësuar atak kardiak për shkak të vapës. Në të njëjtin qytet një shofer kamioni ndërroi jetë pas humbjes së ndjenjave pranë një pike pagese në autostradë

Kabinat e kamionëve janë kthyer në furrë ndërsa situata është alarmante edhe në burgje ku mungojnë kondicionerët dhe ventilatorët. Temperatura të papërballueshme raportohen edhe në fabrika sidomos në sektorin metalurgjik ku në disa raste janë regjistruar mbi 40 gradë Celsius. Më shumë se 20 punëtorë janë detyruar të largohen nga puna për shkak të problemeve shëndetësore

Parashikimet sinjalizojnë një rënie të lehtë të temperaturave duke nisur nga nesër por autoritetet paralajmërojnë se vala e të nxehtit do të rikthehet sërish përgjatë verës

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us