Valëza opozitare nga diaspora vetëm sa e përkëdheli murin elektoral të Ramës…

Nga Eduard Zaloshnja

Qysh nga 2009-ta (kur u zbatua për herë të parë sistemi elektoral rajonal proporcional në Shqipëri), për koalicionin e Ramës (PS+PSD+etj, pa përfshirë LSI) kanë votuar rreth 800 mijë zgjedhës të këtushëm.  Dhe kur edhe më 2021, opozita dështoi përballë këtij muri elektoral 800-mijësh të Ramës, politikanë dhe analistë opozitarë i hodhën sytë nga diaspora, me shpresë se ajo mund ta përmbyste atë mur…

Deri në ditën që u zyrtarizua votimi i emigrantëve me postë ndërkombëtare nga vendet ku kishin emigruar, argumenti kryesor opozitar ishte se qindra mijëra votuesit opozitarë që kishin emigruar gjatë 12 vjetëve të “regjimit Rama” do të votonin në mënyrë masive kundër tij. Sipas këtij argumenti, votuesit e këtushëm opozitarë ishin të frikësuar nga “regjimi Rama”, kurse votuesit opozitarë jashtë vendit nuk do të kishin frikë ta dërgonin votën në mënyrë anonime me postë ndërkombëtare.

Lajme të tjera |  Alarmi/ Temperatura deri në 40 gradë, sinoptikania: Bëni kujdes deri më datë 10 korrik. Do zgjerohet harta e zjarreve

Dhe kur votat nga emigracioni erdhën në KQZ, pretendimet opozitare ishin se në Greqi, kompania postare gjermane DHL kishte përdorur nën-kontraktorë grekë të korruptuar nga “regjimi Rama”. Për të qenë brenda, KQZ-ja i la më vete votat e ardhura nga Greqia, që të numëroheshin në fund.

Po çfarë ndodhi deri para fillimit të numërimit të votave nga Greqia?

Nga të gjitha vendet e botës (përveç Greqisë) kishin ardhur vetëm 40 mijë vota për Aleancën për Shqipërinë Madhështore (PD+LSI+PDIU+etj)… Dhe megjithë votat e këtushme, kjo aleancë shkoi gjithsej deri në 520 mijë vota, ose deri në 7/10 e votave që morën partitë përbërse të saj para katër vjetësh. Dhe atëherë, emigrantët nuk mund të votonin dot, as me postë e as duke ardhur fizikisht këtu…

Lajme të tjera |  Rreth 1 mijë e 200 lekë në qytet dhe 827 lekë në fshat/ Dalin shifrat se sa u rritën pensionet në 1 vit

Duke përmbledhur, dallga e shumëpritur kundër “regjimit Rama” (si jashtë, edhe brenda vendit) rezultoi thjesht në një valë të lehtë që vetëm sa e përkëdheli murin elektoral të Ramës…

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us