Vangjeli i këndon ‘këngën’ Lulzim Bashës: Hidhe vallen rrotullo, asetmadh i motrës o!

Analisti Lorenc Vangjeli në studion e “Kontrast” me Denis Mingën, ironizoi sjelljen e Lulzim Bashës në politikë. Duke iu referuar deklaratës së Bejkos i cili tha se në janar, Basha do të jetë më i angazhuar politikisht, Vangjeli mori shembull një prej këngëve nga ana e jugut të vendit, duke e krahasuar atë me veprimet e Bashës.

“Më bëri përshtpyje ajo që thatë ju do ta shihni në janar. Mu kujtua në mënyrë të befasishme një këngë që këndohet në bregun jugor të Vjosës. Është vallja e krushqve ku vargu i parë është drithërues.

Ana e dhëndrit që thotë: Hidhe vallen rrotullo asetmadhi i motrës o!

Ia presin krushqit: Mos e mburr mos e lëvdo, në janar do t’ja shoh. Origjinali i këngës është në mbrëmje do ta shoh.

Por ne shohim se asetet nuk janë më të mëdha se të Piter Panit që nuk pranon të rritet “- përfundoi Vangjeli.

Lajme të tjera |  Një komedi e shfaqur publikisht sot nga Sali Berisha

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us