Vangjush Dako në arrest shtëpie, s’shkon në gjyq/ SPAK jep pretencën: Të dënohet me 4 vite burg

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka dhënë pretencën për ish-kryebashkiakun e Durrësit, Vangjush Dako. Ky i fundit, edhe pse në “arrest shtëpie” ka zgjedhur që të mos jetë sot pjesë e seancës. Në seancën e sotme, Dako ka zgjedhur që të përfaqësohet nga avokati i tij mbrojtës. Të pranishëm në sallë nuk janë edhe Shyqyri Farruku dhe Ardian Bulku.

Megjithatë edhe pa prezencën e tyre, prokurori i SPAK, Sotir Kllapi ka dhënë pretencën. Për ish-kryebashkiakun e Durrësit ka kërkuar 4 vite heqje lirie, pasi ka konstatuar 2 raste kur ai ka kryer veprën penale “shpërdorim detyre”. Por për shkak se Dako përfiton nga gjykimi i shkurtuar, nëse shpallet fajtor i ulet 1/3 e dënimit, kështu që si përfundim do të duhet të qëndrojë vetëm 2.8 vite pas hekurave të qelisë.

Lajme të tjera |  Mbyllet pa fitues beteja Shqipëri-Serbi, kuqezinjtë humbën shansin e artë me Manaj

Për çfarë akuzohet Vangjush Dako?

Vangjush Dako, ish kryebashkiaku i Durrësit u arrestua më 6 qershor me urdhër të Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar me dyshimet se ka shpërdoruar detyrën në dy raste. Rasti i parë ka të bëjë me dhënien e një leje ndërtimi në 2011 për një pallat, në lagjen nr 5, në qendër të Durrësit që u dëmtua nga tërmeti i 2019-ës. Pasi verifikimeve dyshohet se pallati kishte 4 kate pa leje dhe legalizimi i godinës është kryer në shkelje të ligjit. Rasti i dytë ka të bëje me një kallëzim për tenderin e shëtitores që sipas Kontrollit të Lartë të Shtetit, dëmi llogaritej në 18 milionë lekë.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us