Varianti përfundimtar i amnistisë, buxhetit i kursehen mbi 5 mln euro. Ja sa persona do të përfitojnë

Drafti përfundimtar për Amnistinë Penale i depozituar tashmë në Kuvend ka zgjeruar numrin e përfituesve, ndërkohë që sipas vlerësimeve të ekspertëve, llogaritet se arkës së shtetit do t’i kursehet një vlerë totale prej afërisht 5 milionë eurosh. Në ndryshim nga drafti fillestar, i cili parashikonte që të amnistoheshin 572 të dënuar, dokumenti përfundimtar e rrit numrin e tyre 620. Sipas tij, përfitojnë dhe përjashtohen nga vuajtja e dënimit, burrat e dënuar me burgim deri në 3 vjet ose çdo lloj dënimi tjetër më të butë, duke përfshirë gjobën ose një nga llojet e alternativave të dënimit me burgim, për dënime të dhëna deri në datën 30.11.2023, pavarësisht nga koha e mbetur nga dënimi.

Lajme të tjera |  Meta, telefonatë nga burgu: S’kam përdorur kurrë kartë, Monika u tregua e pakujdesshme, ka pasur shumë pasuri. S'ma ka bërë Rama këtë, por mua më ka trajnuar Bobi....!

Po ashtu përfitojnë meshkujt e dënuar me burgim, të cilëve, deri në datën e hyrjes në fuqi të këtij ligji, u ka mbetur pa vuajtur nga ky dënim deri në 3 vjet. Gjithashtu burrat e dënuar të cilët, në datën e hyrjes në fuqi të këtij ligji, janë baras ose mbi moshën 60 vjeç.

Ndërkaq, përfitojnë dhe përjashtohen nga vuajtja e dënimit, gratë e dënuara, me burgim deri në 4 vjet ose çdo lloj dënimi tjetër më të butë, duke përfshirë gjobën ose një nga llojet e alternativave të dënimit me burgim, për dënime të dhëna deri në datën 30.11.2023, pavarësisht nga koha e mbetur nga dënimi. Po ashtu gratë e dënuara, të cilat, në datën e hyrjes në fuqi të këtij ligji, janë baras ose mbi moshën 50 vjeç. Po ashtu edhe personat e dënuar me burgim, të cilët, në kohën e kryerjes së veprës penale, kanë qenë baras ose nën moshën 18 vjeç.

Lajme të tjera |  Evropa po “digjet” nga i nxehti/ Çfarë është fenomeni i ‘kupolës termike’ dhe pse konsiderohet një ‘vrasës i heshtur’?

Të pandryshuar në dokument mbeten veprat penale që përjashtohen nga amnistia. Nuk do të përfitojë ulje dënimi apo falje asnjë person përgjegjës për veprat e korrupsionit, shpërdorimit të detyrës, krimit ekonomik, ndërtimeve pa leje apo zaptimit të tokës.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us