‘Varrosët votën e lirë, GPS nëpër zarfe’/ Balla replikon me Nokën: I thoni Saliut të njohë nenin Basha

Ministri i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin,  Taulant Balla, është përplasur sot në Kuvend me deputetin e opozitës, Flamur Noka, duke komentuar qëndrimet e Partisë Demokratike për procesin zgjedhor dhe për zhvillimet në KQZ. Noka gjatë fjalës së tij hodhi akuza ndaj Partisë Socialiste se e ka kthyer 11 majin në një treg votash, ku hodhi akuza edhe për prezencë të GPS nëpër zarfe zgjedhore të diasporës.

Flamur Noka: Ju sollët para shqiptarëve shtetin elektoral që bazohet ne pataronazhimin dhe me kapjen e mediave, i kthyet neediat në “Vari Carlon” që ju bënit tallave dhe që nuk jepnin asgjë për Shqipërinë dhe shqiptarët. Insitucionalizuat treguan e votës. Kemi degjuar që në çdo qytet ka pazar e treg të gjësë së gjallë ju pazarin e votës e institucionalizuat, me vendim qeveria ju bletë me nga 100 euro për koke bletë, 56- mije pensonistë, dy ditë para zgjedhje falet 150 gjoba, pra bletë me vendim qeverie. Me licencat e kanabisit  ju bletë vota. Votat bletë edhe me paratë. Ju aplikuat skemën e kriminale të trenit bullgar…

Ndërkohë ministri Taulant Balla iu përgjigj duke i thënë se ajo që pretendon Noka është vepër penale dhe duhet ta dorëzojë në SPAK.

Lajme të tjera |  Aksidenti në Bulqizë, gjendet gjallë pas tre ditësh shoferi nga Dibra!

Taulant Balla: E kuptoj se në partinë tuaj e keni të vështirë të aplikoni nenin Basha edhe pse ishit zotuar se pas këtyre zgjedhjeve do ta aplikonit. Edhe përpjekjen tuaj alucinante në KQZ ku çdo ditë po turpëroheni para publikut sesi po bien një nga një pretendimet tuaja. Gjithë atë zhurmë për kryeplakun e Pekishtit dhe kur pastaj doli se nuk kishte asnjë gjë. Pastaj jeni turrur pas 130 mijë të ashtuquajtura vota, por kjo më kishin thënë se e kishte thënë Flamuri në një studio se paska futur 500 GPS në zarfe dhe këto GPS na paskan ngelur në Londër. O Flamur kjo që thua ti është vepër penale se identifikimi dhe gjurmimi i votës është vepër penale. Kjo që bën ti është e dënueshme dhe nëse e ke provë, pse nuk shkon ta dorëzosh në prokurorinë e posaçme. Apo një prokurori të juridiksionit të përgjithshëm. Nëse ke instruktuar mbështetësit tuaj, sipas teje na paskan ngelur votat në Londër dhe i paskeni numëruar këtu. E kuptoj se i shmangeni një beteje të brendshme. Zgjedhjet kanë përfunduar dhe PS ka 856 177 vota, ju keni marrë 529354 vota, 300 mijë e kusur më pak se ku iu kanë shkuar votat gjejini.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us