Vatra të reja zjarri pranë portit/ Rrezik shpërthimi i cisternave të gazit, evakuohen banorët

Vijon të jetë e rënduar situata në Shëngjin ku flakët përhapen me shpejtësi të favorizuara edhe nga era e fortë.  Një banesë është djegur ndërsa dhjetra të tjera rrezikohen nga flakët në lagjen pranë portit të Shëngjinit. Shkak është fakti se pranë saj ndodhet një depozitë gazi 5 mijë litërshe.

Ndërkohë dy avionë nga italia dhe një helicopter po ndërhyjnë nga ajri. Tek resortet turistike zjarri është vënë nën kontroll dhe për momentin nuk përbën rrezik. Flakët që vijojnë prej dy ditësh në malin e Shëngjinit dhe kanë përparuar riaktivizohen herë pas here për shkak të erës dhe bimësisë së dendur.

Lajme të tjera |  Flutura Açka: Ne ja dhamë në tavolinë 12 mandate socialistëve. Tani do patronazhohet dhe opozita, Rama po blen demokratët me vende pune

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us