V*au ish-gruan në Itali, zbardhet dëshmia e shqiptarit

55-vjeçari shqiptar i cili vrau ish-gruan e tij nuk shpreh pendesë për krimin e kryer.

“Doja ta bëja, kam shpëtuar fëmijët e mi”. Kështu deklaroi pas arrestimit autori i dyshuar i vrasjes me thikë të ish-gruas së tij 45-vjeçare shqiptare, Gentiana Hudhra, në Tolento të Italisë.

Krimi i rëndë u krye nga 55-vjeçari në mes të qytetit, ku dëshmitarë ishin dhjetra kalimtarë të rastit.

Sipas asaj që raportojnë mediat italiane, autori, Nikollaq Hudhra fillimisht e ka goditur me thikë ish-gruan e tij, e më pas e ka shkelmuar teksa ajo binte përtokë e plagosur rëndë dhe në fund është ulur në një stol aty pranë, duke e parë ndërsa ajo jepte shpirt.

45-vjeçarja shqiptare ishte duke shkuar në punë në momentin që u sulmua nga ish-bashkëshorti i saj me të cilin kishte dhe dy fëmijë të rritur.

Lajme të tjera |  E RËNDË në Gjipe/ Kaloi zonën e sigurisë duke bërë zhytje, turisti gjerman goditet nga helikat e gomones

Mediat italiane shkruajnë se tashmë hetimet e policisë janë përqëndruar tek historiku i marrëdhënies mes viktimës dhe autorit, pasi nuk përjashtohet mundësia që 45-vjeçarja të jetë dhunuar apo kërcënuar më parë nga autori ndonëse nga verifikimet nuk patur denoncime prej saj.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us