Arenc Hasalla, vëllai i së ndjerës Lirida Hasalla e cila humbi jetën në spitalin ‘Amerikan 2’ pas një ndërhyrje plastike ka telefonuar doktoreshën Rezarta Kapaj e cila operoi të motrën duke e akuzuar atë për ngjarjen e rëndë të ndodhur.
Në videon e siguruar nga JOQ, Arenc Hasalla akuzoi mjeken për neglizhencë duke thënë se nuk ka parë fare kartelën mjekësore të Liridës.
Biseda telefonike mes Arenc Hasallës dhe doktoreshës që operoi të ndjerën:
Arenc Hasalla: Unë jam i vëllai i së ndjerës Irida. Më thuaj si e more kartelën e saj në dorë dhe cfarë dije ti për Iridën.
Mjekja Rezarta Kapaj: Nuk më duket e përshtatshme të flasim në telefon, nuk u takuam dot jashtë…
Arenc Hasalla: Sot kanë ardhur nga Belgjika 500 fleta ku thuhet se ka qenë me kancer
Mjekja Rezarta Kapaj: Ajo mua më ka gënjyer…
Arenc Hasalla: Për çfarë të ka gënjyer, analizat i ke bërë? Kartelën e ke parë… kush ka firmosur?
Mjekja Rezarta Kapaj: Vetë ka firmosur! Sapo erdha nga komisariati i policisë. Nuk thashë që nuk ka bërë ndërhyrje por më ka thënë se ka qenë e shëruar. Pse do ta merrja unë një të sëmurë…
Arenc Hasalla: Si i ra trombozë motrës time dhe ti nuk i kishte vendosur corapet e trombozës, isha unë aty
Mjekja Rezarta Kapaj: Ju lutem, kjo ishte një fatkeqësi
Arenc Hasalla: Ti mua do më përgjigjesh për shpirtin e motrës time, nuk i dua ato lekë. Një njeri me kanxcer nuk pranon narkozë, cfarë doktoreshe je, ku je diplomuar?!
Mjekja Rezarta Kapaj: Nuk ia kam vendosur unë narkozën por anestezisti. Ju lutem tani…
Më herët një reagim erdhi edhe nga spitali Amerikan 2, pas rastit të 28-vjeçares. Në reagim, spitali shprehet se e reja ka pësuar një përkeqësim të gjendjes në mënyrë të menjëhershme, nga një komplikacion post operator, mjaft i rëndë dhe me shkallë të lartë të mortalitetit, që është pjesë e riskut për çdo ndërhyrje kirurgjikale. Gjithashtu, Spitali thekson se është i hapur për bashkëpunim me institucionet e zbatimit të ligjit.
Irida Hasalla humbi jetën pas një ndërhyrje plastike në spitalin Amerikan 2. Policia ka filluar hetimet për të zbardhur rrethanat dhe shkaqet e vdekjes, pasi familjarët kanë bërë denoncimin. Për ngjarjen është ngritur grupi hetimor dhe ka nisur marrja në pyetje e mjekes, Rezarta Kapaj dhe anestezistit që ka marrë pjesë në operacion. Por deri më tani, ndaj tyre nuk ka ende asnjë masë ndalimi.