Vdekja e 3-vjeçarit Brian Spahiu, Prokuroria dhe Ministria e Drejtësisë kundërshtojnë njëra-tjetrën për hetimet

Prokuroria e Tiranës dhe Ministria e Drejtësisë kundërshtojnë njëra-tjetrën me letërporosinë për ekspertë të huaj, të cilët janë kërkuar të hetojnë vdekjen e 3-vjeçarit Brian Spahiu. Familjarët e 3-vjeçarit deklarojnë se prokurorja Alma Felaj i ka lajmëruar se ajo ka kërkuar nga Prokuroria e Tiranës dhe Ministria e Drejtësisë të marrin ekspertë të huaj për të bërë ekspertizën mjeko-ligjore. Familjarët e 3-vjeçarit janë kundër kryerjes së një akt-ekspertize nga ekspertë të huaj, pasi ekspertiza e parë e kryer nga Instituti i Mjekësisë Ligjore e përcakton se shkaku i vdekjes së 3-vjeçarit ka qenë “narkoza”.

Për këtë arsye familja e 3-vjeçarit i ka bërë kërkesë prokurorisë për ndalimin e procedurave për ekspertë të huaj dhe ndalimin e dërgimit të letërposisë drejt Italisë. Po ashtu, familja e 3-vjeçarit i ka bërë ‘memo’, Prokurorisë së Përgjithshme dhe Ministrisë së Drejtësisë si institucionet kompetente që dërgojnë letërporositë jashtë për ekspertë të huaj dhe në përgjigjen që ka marrë zyrtarisht familja e 3-vjeçarit nga Prokuroria dhe Ministria e Drejtësisë kundërshtojnë njëra-tjetrën. Në përgjigjen që jep Ministria e Drejtësisë deklaron se nuk adiministron asnjë kërkesë për ndihmë juridike nga prokuroria dhe se prokuroria ka vendimmarrjen për proçedurën e dërgimit të letërporosive dhe se familja e 3-vjeçarit duhet t’i drejtohet Prokurorisë për informacion.

Lajme të tjera |  Parashikimi i Ramës: Berisha të dielën do shpallë fitoren, të hënën vjedhjen dhe të martën revolucion

DOKUMENTAT: 

Vdekja e 3-vjeçarit Brian Spahiu, Prokuroria dhe Ministria e

Ministria e Drejtësisë, firmosur nga sekretari i Përgjithshëm:

Ministria e Drejtësisë pas shqyrtimit të kërkesës tuaj të datës 17.01.2024, ju informon se aktualisht nuk administron asnjë kërkesë për ndihmë juridike nga asnjë prokurori apo nga Prokuroria pranë Gjykatës së Parë të Tiranës. Gjithashtu, ju bëjmë me dije se prokuroria kompentente, e cila ka regjistruar procendimin penal kërkon kryerjen e veprimeve proceduriale nga autoritetet e huaja nëpërmjet letërporosinë. Kjo prokurori ka vendimmarrjen për të paraqitur apo për të tërhequr letërporosinë nga autoriteti i huaj, të cilët i drejtohet.

Prokuroria e Përgjithshme, firmosur nga Pranvera Pustina

Bledar Spahiu ka paraqitur në Prokurorinë e Përgjithshme një memo me lëndë. Në referencë të kërkesës së mësipërme, e cila lidhet me një vendimarrje të prokurorit të çështjes në funksion të procedimit penal si dhe bazuar në legjislacioni procedural penal, ku parashikohet se kërkesa e autoriteteve gjyqësore vendase, përcillet pranë autoriteteve.

I vogli ndërroi jetë në datën 28 shtator. I vogli u dërgua në klinikë dhe iu nënshtrua ndërhyrjes kirurgjikale për gjashtë orë. Sipas dëshmive, mjeku anestezist Roland Xhaxho u kishte garantuar familjarëve se procedura ishte një sukses dhe fëmija iu është dorëzuar familjarëve për ta marrë në shtëpi rreth orës 19:00, sipas tyre po në gjendje të pavetëdijshme.

Lajme të tjera |  Mbyllet sot fushata, Berisha nga selia e PD: Kjo do të jetë konferenca ime e fundit si kryetar opozite! Pas 12 Majit jemi maxhorancë

Menjëherë pas dërgimit në banesë, djalit i është rritur edhe temperatura, gjë që ka alarmuar prindërit të cilët e kanë dërguar më pas në Pediatrinë e QSUT-së, ku Brian është intubuar për shkak se sipas mjekëve, mëlçia e tij kishte dalë jashtë funksionit. Ai ka qëndruar në terapi, e cila nuk ka dhënë rezultat dhe më 1 tetor, i vogli ka humbur jetën. Prindërit e fëmijës kanë kallëzuar në Polici, por deri më tani, askush s’është vënë në pranga./ZËRI

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

FocusNews © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Contact Us