Vdekja e 4-vjeçarit në aksidentin në Shkodër, fëmija ishte i pasiguruar në makinë, detajet

Një 4-vjeçar mbeti sot viktimë pas një aksident në aksin rrugor Shkodër-Velipojë.

2 automjete, njëra që drejtohej nga një 22-vjeçare dhe tjera që drejtohej nga një 38-vjeçar u përplasen në vendin e quajtur Pulaj-Plazh. Fatkeqësisht nga kjo përplasje e 2 automjeteve humbi jetën një 4-vjeçar, që udhëtonte në një prej makinave.

Paraprakisht dyshohet se aksidenti është shkaktuar nga e afërmja e të miturit, e cila ka humbur kontrollin e automjetit që drejtonte, duke u përplasur me automjetin tjetër. E afërmja e 4-vjeçarit ka tentuar të frenojë, por fataliteti rezultoi i pashmangshëm.

Mësohet se i mituri ndodhej në pjesën e pasme të makinës, i pasiguruar me mekanizmat e mbajtjes dhe mbrojtjes së fëmijëve brenda automjeteve. Ndërkohë në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Lajme të tjera |  Puna pas pensionit, domosdoshmëri apo zgjedhje? Shqipëria, mes rekordeve për punësimin e pensionistëve

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us