Vdekja e Darjo Dukës/ Shoferi italian nën efektin e drogës! Të riut i jepet lamtumira të premten

Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me aksidentin e rëndë në Itali ku mbeti i vdekur shqiptari Darjo Duka. Raportohet se italiani, i cili drejtonte makinën tjetër (Mercedez Benz) të përfshirë në aksident ishte në gjendje të dehur dhe nën efektin e lëndëve narkotike, çka dyshohet se shkaktoi dhe aksidentitn, pasi humbi kontrollin e mjetit duke u përplasur “kokë më kokë” me makinën ku udhëtonin shqiptarët.

Nga aksidenti mbetën të plagosur dhe dy persona të tjerë, njëri prej tyre (kushëriri i Dukës), i cili ndodhet në gjendje të rëndë.

Aksidenti i rëndë u regjistrua më 21 janar në Pontebbana të Pordenones. Darjo Duka, 30 vjeç kishte 9 ditë që ishte martuar, ndërsa priste të bëhej dhe dajë. Ai do të përcillet për në banesën e fundit të premten.

Lajme të tjera |  VIDEO/ Nxehet Dash Sula, i bie tavolinës dhe bën për "ujë të ftohtë" inspektorët: Ne jemi fytyra e Qeverisë

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us