Vdekja e ish-deputetit të PD, reagimi PREKËS i kunatit të tij: Pse na e bëre o Gert?

Biznesmeni dhe ish-banori i Big Brother, Arbër Çepani ka bërë një reagim prekës pas ndarjes nga jeta të kunatit të tij, ish-deputetit demokrat Gerti Bogdani.

Pse na e bëre o Gert… Pse na e bëre”, ka shkruar Arbër Çepani në një postim në InstaStory.

Gerti Bogdani ishte i martuar me motrën e Arbër Çepanit, aktivisten Edlira Çepani.

Çifti janë prindër të dy fëmijëve, Ajra dhe Reinarti. Ish-deputeti i PD-së u nda papritur nga jeta mesditën e sotme (18 shtator) dhe dyshohet për shkak të një arresti kardiak.

Ish-deputeti i PD-së po pinte kafe me miqtë e tij në hotel “Rogner” në Tiranë kur ka shfaqur probleme shëndetësore. Ai u ka thënë se kishte vështirësi me frymëmarrjen dhe është larguar për në tualet.

Lajme të tjera |  Gjermania ka nevojë urgjente për punëtorë të huaj, por nuk dëshiron që ata të ndihen të mirëpritur

Por, sipas burimeve për Panorama.al, kur Gerti Bogdani nuk është kthyer në tavolinë, miqtë e tij janë shqetësuar dhe kanë shkuar në tualet. Ata kanë hapur derën me forcë dhe e kanë gjetur të shtrirë në tokë pa ndjenja.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us