Vdes në aksident shqiptari në Itali, pronari: Kuzhinieri më i mirë

Emigranti shqiptar Andon Kumria humbi jetën në një aksident automobilistik, ditën e enjte, 21 dhjetor në spitalin ‘Papa Giovanni’ të Bergamos. Edhe pse mjekët thanë se i kanë dhënë ndihmën e parë Kumries, i riu nuk mbijetoi dot. Aksidenti ndodhi në orët e para të datës 21 dhjetor dhe në të janë përfshirë dhe 3 persona të tjerë. Pas aksidentit, në vendngjarje mbërritën edhe ambulancat, si dhe grupi hetimor.

Mediat italiane shkruajnë se Kumria kishte disa vite që punonte dhe jetonte në Bergamo dhe ushtronte profesionin e kuzhinierit. Vdekja e tij e parakohshme ka qenë një lajm i kobshëm për familjarët, por edhe kolegët, në restorantin ku punonte. Lamtumira e fundit i është dhënë ditën e sotme, 23 dhjetor.

Lajme të tjera |  Pas përmbytjeve dëmtohet hidrovori i Vlorës, shpërthen punonjësi: Njerëzit hedhin plera, janë derra!

Për vdekjen e tij foli edhe pronari i restorantit, ku i riu shqiptar punonte. Pronari tha mes lotësh se Andon Kumria ishte krahu i tij i djathtë, se ishte një kuzhinier tepër i mirë dhe një djalë shembullor. “Andoni ishte krahu im i djathtë. Ishte kuzhinieri më i mirë në 20 vite biznes, që unë kam ngritur. Ishte djalë shumë i mirë, plot jetë dhe i përkushtuar në punë. Ai ishte shumë i pasionuar pas gatimit, aq sa e kishte studiuar dhe madje kishte shkruar një libër. I besova kaq shumë, sa i shita një pjesë të aksioneve nga kompanitë e mia. Ai kishte një ëndërr, që të shkonte në SHBA. Ne së bashku kishim menduar të ikim në Shtetet e Bashkuara. Ai do mbetet përgjithmonë i gdhehur në zemrën time”, tha pronari.

Lajme të tjera |  Përmbytjet në Vlorë dëmtojnë bizneset, pronari i farmacisë: Uji ka shkaktuar mbi 100 mijë euro dëm

Ende nuk dihet shkaku zyrtar i aksidentit, ndërsa dyshimet e para janë se Kumria ka humbur kontrollin e mjetit.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us